Si u krijua Kalifati Islamik? Ministri Demiraj prezanton librin e tij që i jep përgjigje pyetjes

Jul 21, 2017 | 22:03
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, me anë të një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur ser ka botuar librin e tij të 29-të, i cili titullohet: “Ngritja dhe Renia e Shtetit Islamik”. Sipas tij ky libër ka gjithsej 734 faqe.

20228468_1785816151432904_2787975402470093382_n

Statusi i plote

Te nderuar miq!

Me lejoni tu prezantoj librin e 29-te: “Ngritja dhe Renia e Shtetit Islamik”, 734 faqe.

Nje liber qe flet me detaje per gjithe historine e krijimit, zhvillimit, strukturen, strategjine ushtarake, globale, mediatike, terrorizmit global dhe se si u forcua grupi me i rrezikshem ne histori.
Si u krijua Kalifati Islamik, 16 komandat dhe qeverisjet e tij ne provincat e Irakut dhe Sirise. Drejtuesit e tij dhe komandim-kontrolli.

Nje analize e hollesishme e te gjithe sulmeve qe kane zhvilluar deri me sot. Mesime te nxjerra nga Xhihadi ne Siri dhe cilat jane taktikat, teknikat dhe strategjia me e sukseshme per mposhtjen sa me te shpejte dhe efektive te ISIS-it.

Neper 18 kapitujt e librit do te gjeni fakte dhe informacione qe i lexoni per here te pare.

Promovimi ne daten 27 Korrik 2017 ora 18.00 tek Hotel Plaza, kati 23 salla “Jeronim de Rada”. DD.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura