Si të zhdukni thinjat me lëkurat e patateve

SHPËRNDAJE

Patatet janë të pasura me shumë vitamina dhe minerale. Ato përmbajnë fosfor, hekur, kalçium, fibër, kalium dhe vitaminat A, B dhe C.

Të gjitha këto vitamina dhe minerale janë të dobishme për rritjen dhe fortësinë e flokut.

Lëkurat e patateve nga ana tjetër janë të shkëlqyera jo vetëm për flokë të shëndetshëm por edhe për zhdukjen e thinjave.

lekura-patate-750x500

Kura me lëkurën e patates kundër thinjave, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë tingëllon pak e pazakontë, por përfitimet janë të mëdha.

Kjo është një mënyrë krejt efikase për të larguar thinjat dhe për të ruajtur ngjyrën natyrale të flokëve pa patur nevojë për ngjyrues artificialë.

Përfitimet E Kurës Me Lëkurë Patateje Për Flokët
Patatet përdoren për heqjen e rrathëve të zinj të syve por edhe për rritjen e flokëve dhe eliminimin e thinjave.

Kjo nuk është një zgjidhje e përhershme, por një maskim i përkohshëm dhe mjaft efikas.

Niseshteja tek ky zhardhok shërben si një ngjyryes natyral dhe prej shekujsh është përdorur për ngjyrosjen e tekstileve të ndryshme.

Përbërësit E Kurës
Lëkurat e gjashtë patateve,

Një tenxhere me ujë,

Kullesë

AgroWeb.org ju udhëzon që të ziejini lëkurat e patates në tenxhere për të paktën 20 minuta.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet për 15 minuta të tjera.

Më pas përdorni një kullesë ose napë të pastër dhe kullojeni lëngun në një tas të pastër.

Përdorimi I Lëngut Të Lëkurave Të Patateve
Lajeni kokën si zakonisht me shampo dhe zbutës.

Më pas krihini flokët dhe ndajini në 4-6 grupime në varësi të trashësisë dhe gjatësisë.

Hidhni lëngun e lëkurave të patateve me bollëk mbi secilin grupim.

AgroWeb.org ju këshillon se lëngu duhet hedhur edhe në pjesën e skalpit të kokës dhe duhet masazhuar.

Ju mund t’i shpëlani flokët me ujë të vakët ose ta mbani kurën në flokë duke e lënë të thahet natyralisht.

Procesi i shpëlarjes me lëngun e lëkurave të patateve duhet përsëritur disa herë në varësi të thinjave dhe intensitetit të ngjyrës që kërkoni./AgroWeb.org

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.