Si të bëni shpejt një “lavazh” të stomakut në kushte shtëpie, për t’i ardhur në ndihmë vetes

Apr 8, 2018 | 21:17
SHPËRNDAJE

Nxjerrja e ushqimit nëpërmjet vjelljes është një mekanizëm natyror që duhet të praktikohet si hapi i fundit dhe kjo vetëm pasi të konsultoheni me mjekun tuaj. Para se të përpiqeni të provokoni të nxirrni ushqimin, është e rëndësishme të dini efektet anësore .

Kjo, sepse të vjellat e “detyruara” mund të jenë të dëmshme për trupin tuaj. Nxjerrja e ushqimit me forcë mund të shkaktojë dehidratim, djegie në ezofag, enjtje në rrugët e frymëmarrjes dhe erosion të smaltit të dhëmbëve.1

Mos e përdorni këtë si një taktikë për të rënë në peshë sepse mund t’u shfaqen çregullime të tilla si, bulimia.

Por, nëse ju e keni vërtetë të nevojshme, në ndonjë moment, nxjerrjen e ushqimit, ju sugjerojmë një mënyrë të thjeshtë e cila do ju bëjë të ndiheni të çliruar.
Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 gotë ujë të ngrohtë

Përgatitja:

  • Shtoni mustardën në gotën e ujit dhe përziejini mirë derisa ajo të tretet plotësisht.
  • Pini një gllënjkë të vetme nga kjo përzierje. Prisni 20 deri në 30 minuta që të japë efekt dhe të stimulojë të vjellën.
  • Ky trajtim në shtëpi është efektiv për shumë njerëz, por për të qenë të sigurtë duhet ta provoni të paktën një herë nëse jep efektin e duhur./Shije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura