Si ndahen dhe përcaktohen fituesit e tenderave në Shqipëri

Mar 5, 2016 | 8:45
SHPËRNDAJE

Thuhet se dielli lind për të gjithë, por në atdheun tonë të dashur kjo përkthehet, ‘ju të tjerët ngrohuni në diell’.

fotookNë Shqipëri ka kohë që ka vdekur e drejta, këtë e thonë të gjithë me bindje, kuptohet se askush nuk vë bast nëse e drejta në këtë vend ka jetuar ndonjëherë.

Vendi është po aq i i pa lirë sa para ’90-s, sistemi zgjedhor nuk garanton numërimin e votave për forcat politke të papërfaqësuara me numërues votash, asnjë forcë e përfaqësuar në momentin e numërimit nuk ka shans të rritet.

Asnjë lëvizje e re politke nuk ka fatin të triumfojë, sepse vota numërohet nga përfaqësuesit e forcave rivale më të mëdha politike.

Në këto kushte, të njëjtat forca të mëdha politike ndërrojnë vendet me njëra-tjetrën në drejtim si dy ortakë, që kanë blerë një autokombajnë, por që nuk shkojnë mirë, e kur njëri më i forti hipën të punojë e të korrë, tjetri e qëllon me gurë.

Pushteti pra në Shqipëri, është një autokombajnë, korr të ardhura për përdoruesin.

Në këtë kuptim çdo betejë për marrjen në zotërim të këtij mjeti nga palët aktuale konkurruese është i kuptueshëm. Një grup gjithnjë e më i vogël për nga numri përlan gjithnjë e më shumë tendera e koncesione, privilegje e ofiqe, licenca si dhe privatizme padrejtësisht.

Ky grup përbëhet nga disa njerëz të biznesit, nga shumë pak njerëz sa numërohen me gishtat e duarve.  Drejtuesit në qeveri drejtojnë dhe biznesin, ata e emërojnë biznesin. Kjo është tipike në punët publike. Gryka e thesit të buxhetit ka dy kahje, krahun hyrës, pra taksat, dhe krahun dalës, investimet e punët publike. Të bën përshtypje mënyra gjithëpërfshirëse për individ e biznes për vjeljen e taksave, dritave e çdo detyrim tjetër dhe mënyra thellësisht selektive për të përzgjedhur fituesin e tenderit të ardhshëm.

Taksat kanë një prirje gjithashtu të rriten. E thënë thjeshtë, dërrmo  popullin tënd me taksa, dogana, e tatime. Pastaj merre këtë thes me para dhe çoje në shtëpi.

Postulati më i fundit i qeverisë është, “Punë ka, por duhen profesionistë”. Çfarë profesioni ka pronari i një subjekti, i cili vazhdimisht ka vlerën më të madhe në konkurim, por fiton. Është i 20-ti në renditje, dhe del i pari dhe fiton. Cili mendoni së është profesioni i tij, unë mendoj se është një hajdut, përfaqësuesi i një grupi hajdutësh, një i paskrupullt. Nëse një punë që 20 firma të mëdha e bëjnë për 5 , i jepet atij që e bën për 7 dhe kjo quhet grabitje në arkën e shtetit tënd, të popullit tënd. Me ato para mund të ndihmoheshin 100 apo 1000 të varfër, kur them të varfër kuptoj njerëz pa mundësi ekonomike, sepse s’ka varfëri më të madhe se sa në shpirtin e këtyre të pangopurve.

Të jesh kundër kësaj qeverie të ndodh edhe nëse s’ke asnjë gjë fare kundër politikës, madje kur nuk e di kush është kryeministri e kur të thonë emrin e tij të tingëllon emër i dëgjuar. Të jesh kundër të vjen natyrshëm, si një domosdoshmëri për të ekzistuar, se këta thjesht të marrin bukën e gojës.

Boom.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura