Video/ “Shullazi me urdhër të Ramës kërcënoi kandidatin për rektor: Hiq dorë, ose të marrim djalin”

Apr 17, 2016 | 7:11
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një kërcënim me jetë që i është bërë sipas tij kandidatit në garën për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit.

Kërcënim, që Berisha ia ka faturuar Ramës, i cili, sipas tij, ka urdhëruar Emiljano Shullazin të merret me zgjedhjen e rektorit në Universitet.

berisha dhe saimiriGjatë një bashkëbisedimi me gazetarë, Berisha akuzoi Ramën se ka ngarkuar për këto zgjedhje të kujdeset Emiljano Shullazi.

Ai i ka dhënë ultimatum Ramës, se do të përgjigjet nëse Konit apo cilitdo tjetër kandidat në garë i preket qoftë edhe një fije floku.

Rama zgjedhjet në universitetet e Tiranës ka ngarkuar Emiljano Shullazin për të përcaktuar se kush duhet të jetë rektor i universitetit të Tiranës, në zbatim të porosive të tij, Shullazi të enjten, ndalon njërin nga kandidatët, nuk e di se sa janë, akademikun Mynir Koni, është në shkencat e natyrës, por nuk e di se cila është fusha e tij, siguroj shqiptarët që në memorien time, ky person nuk ka asnjë lidhje me PD dhe kryebanditi Shullazi i kërkon profesorit të tërhiqet nga gara ose do i rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën, dje profesori i nderuar ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Po dje banda e Shullazit me tre makina të blinduara, sot në vend qarkullon me të vetëm Edvin dhe Emil Shullazi, rektorin aktual Dhori Kulen, dhe i kanë kërkuar me kërcënim që të heq cdo mbështetje Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq”- tha Berisha.

Ai ka ftuar presidentin të informohet për këtë dhe të angazhohet sipas ligjit, ndërkohë prokurorit të Përgjithshëm, të angazhojë prokurorinë e Tiranës.

Sipas Berishës, bandën e Shullazit e lëviz vetëm Edi Rama, duke i dhënë ultimatum kryeministrit të frenohet, pasi do të përgjigjet.

 

 


Kercenimi i Shullazit per rektorin by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura