Shuhet në aksident familja, mes viktimave vajza 5 muajshe e çiftit. Pasi rulotin e përplasi makina, u godit edhe nga…

Nov 2, 2019 | 10:29
SHPËRNDAJE

4836658_0842_d281030795b8254770197ab73bc73d41

Shuhet një familje e sapo krijuar, në një aksident tregjik me 3 viktima dhe 5 të plagosur në Itali. Aksidenti ndodhi mbrëmë përgjatë autostradës A13 në Altedo, ku u përfshinë tre automjete: një makinë, një rulot dhe një autobus.

Një foshnje e porsalindur në mesin e viktimave. Babai, nëna dhe vajza e tyre 5-muajshe ishin viktimat e aksidentit të tmerrshëm.

Familja, me origjinë nga provinca e Vicenza, e përbërë nga prindërit të moshës 32 dhe 29 vjeç dhe fëmija i vogël, udhëtonin me një rulot dhe po ktheheshin për në shtëpi.

Automjeti i tyre u godit nga një makinë e vogël. Menjëherë pas përplasjes, ruloti përfundoi në mes të rrugës ku një autobus e goditi përsëri.

Përveç tre viktimave, ka edhe 5 të tjerë të plagosur, të gjithë burra nga 18 deri 53 vjeç, të transportuar në spitalet e Bolonjës dhe Bentivoglio. Asnjë prej tyre nuk është në rrezik për jetën, raportojnë mediat italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura