Shtrohet me urgjencë në spital nga dhimbjet e gjoksit, Karlos Tevez do t’i nënshtrohet testeve më specifike

Apr 24, 2024 | 9:42
SHPËRNDAJE

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Karlos Tevez, është shtruar në spital pas dhimbjeve në gjoks. 40-vjeçari, një nga vetëm 14 futbollistët që ka luajtur për Mançester Junajtid dhe Mançester Sitin, e kaloi natën në një klinikë në Buenos Aires pasi kërkoi ndihmë mjekësore.

Tevez buka

Ai do t’i nënshtrohet më shumë testeve sot në një spital tjetër aty pranë. Klubi që menaxhon sulmuesi i pensionuar, Independiente, konfirmoi pranimin e tij në spital brenda natës pasi tha se rezultatet fillestare kishin qenë ‘të kënaqshme’.

Raportet lokale i kanë lidhur problemet me stresin. Tevez ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar. Independente tha në një deklaratë: “Trajneri ynë, Karlos Tevez, shkoi në spitalin La Trinidad në San Isidro me dhimbje gjoksi. Ai ka kryer testet përkatëse dhe kanë qenë të kënaqshme.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura