Shtohet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, testohen edhe 34 mostra

Mar 25, 2020 | 19:11
SHPËRNDAJE

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 34 mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni, prej tyre 8 kanë rezultuar pozitive.

korona

Rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, tri raste me vendbanim në Prishtinë dhe një rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri me 25.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej 71 raste kanë rezultuar pozitive, me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Nga data 01.02.2020 deri me 25.03.2020 në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 18.027 udhëtarë. Në Aeroportin “Adem Jashari” 1.015 udhëtarë, Merdare 5.306, Vërmicë 4.825, Jarinje 1.362, Dheu i Bardhë 1.010, Hani i Elezit 2.587, Kullë 1.151, Qafë Morinë 47, Bërnjak 521, Qafë Prush 35, Muçibabë 167 dhe Glloboçicë 1 udhëtarë./ Kosova Press

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura