Shtohen pakënaqësitë në PD, Astrit Veliaj kundështon caktimin në Urën Vajgurore: Dua Beratin, Kadilli nuk është autokton

Mar 1, 2015 | 14:37
SHPËRNDAJE

Enkelejd Alibeaj dhe Arben Imami nuk janë të vetmit të mërzitur nga caktimi i koordinatorëve për fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Deputeti i PD-se, Astrit Veliaj

Deputeti Astrit Veliaj ka kundërshtuar urdhrin e Bashës për të drejtuar demokratët e Urës Vajgurore.

I kontaktuar nga “Panorama Online” ai thotë se do ti drejtohet elektoratit të djathtë në Berat për të konfirmuar edhe njëherë mbështetjen që ka në këtë zonë dhe për ti treguar kreut të PD-së, Basha se duhet të jetë ai koordinatori i Beratit dhe jo Bardh Kadilli.

“Kundërshtoj mënyrën që ka zgjedhur lidershipi i PD-së për të bërë ndarjen e koordinatorëve. Partia nuk funksionon me emërim, por funksionon me diskutim midis kolegëve për të vendosur më të mirën. Ka ikur koha e zvarranikëve politikë që zvarriten në mënyrë vertikale, por është koha e dinjitetit njerëzor ku secili të vlerësohet sipas kontributit të tij”, shprehet Veliaj.

Ai thotë se anashkalimi që i është bërë duke e spostuar nga Berati në Urën Vajgurore është bërë qëllimisht.

“Basha ka bërë një prezantim të disa personave në disa qarqe, ku më ka prezantuar edhe mua. Por unë e kam marrë vesh nëpërmjet gazetave. Në Berat kanë çuar Bardh Kadillin. Ka 24 vjet që në Berat sjellin njerëz që nuk janë autoktonë. Në Berat nuk mungojnë intelektualët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura