Shqiptari po shikonte në dritare, policia i hyn në banesë dhe e arreston. Shoku i tij në “biznes” përfundoi “vetë” në pranga pasi…

Sep 30, 2020 | 15:16
SHPËRNDAJE

Një 43 vjeçar shqiptar dhe një maroken përfunduan në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me kokainë.

122

Agjentët e policisë në veri të Milanos, zbuluan një kanal droge në Cologno Monzese, brenda shtëpisë së shtetasit shqiptar 43-vjeçar përmes Trentos.

Policët, pasi kryen një shërbim vëzhgimi jashtë ndërtesës, vunë re se burri shikoi disa herë në dritare për të parë derën e hyrjes, duke demonstruar se po priste dikë të mbërrinte. Më pas agjentët kontrolluan pjesën e brendshme të shtëpisë ku shtetasi shqiptar mbante hashash, marijuanë dhe kokainë si dhe 13,210 euro në para. Policët gjetën gjithashtu materiale të ndryshme paketimi, një peshore elektronike dhe dy orë të shtrenjta.

Ndërsa policët ishin ende brenda në banesë, mbërriti një shtetas marokenë i cili, pasi hyri në shtëpi, pranoi se posedonte drogë dhe ishte një “korrier” droge. Brenda çantës së shpinës në fakt, kishte 2 kg hashash të ndarë në blloqe të ndryshme dhe 1.300 euro.

Agjentët konstatuan se shtetasi maroken, me të dhëna të ndryshme policore dhe kriminale, ishte nën kujdesin e shërbimeve sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura