Shqiptari hyn në një banesë për të vjedhur, por përballet me…Policia i sekuestron ora, celularë dhe tre kaçavida

Nov 22, 2020 | 21:56
SHPËRNDAJE

Policia Italiane ka vënë në pranga një 28-vjeçar shqiptar i cili u kap duke vjedhur në një banesë në Porto Sant’Elpidio në provincën e Fermos. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa policia e kapi shqiptarin në tentativë për tu larguar.

policia italiane

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte hyrë në banesë për të vjedhur, por u përball me pronarin e shtëpisë, të cilin edhe e kishte ditur.

Menjëherë policia arrestoi shqiptarin, ndërsa pronari i banesës kishte marrë dëmtime të lehta dhe nuk pranoi ndihmë mjekësore.

28-vjeçarit shqiptar gjatë kontrollit iu gjetën mallra të vjedhura – orë, telefon celular, disa fotografi dhe mjete të ndryshme vjedhjeje,  tre kaçavida të mëdha më të cilat kryente vjedhjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura