Shqiptari aksidenton makinën e 78-vjeçares, vdes italianja

Feb 12, 2016 | 15:34
SHPËRNDAJE

Një grua e moshuar, 78-vjeçare është aksidentuar për vdekje këtë mëngjes në lokalitetin e Tavernelle, ndërsa udhëtonte në një makinë të vogël.

( SERRUNGARINA Roberto Giungi CORRIERE ADRIATICO - MORTALE TAVERNELLE.jpg ) INCIDENTE MORTALE

Shkak është bërë përplasja me një kamion, që kishte shofer një shtetas shqiptar dhe shoqërohej nga një bashkëatdhetar tjetër, të cilët kanë shpëtuar pa lëndime nga aksidenti.

Kamioni ku ndodheshin shqiptarët mësohet se ishte duke udhëtuar në drejtim të kundërt me makinën e të ndjerës.

Kamioni ka goditur një mur në të djathtë të tij e më pas me pjesën e pasme, ka goditur makinën e vogël në të cilën po udhëtonte zonja.

Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe gruaja vdiq në vend.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura