Shqiptarët që kanë mbetur në Danimarkë prej COVID-19, MPJ sqaron: Nuk do merret parasysh tejkalimi i afatit të vizës

Mar 19, 2020 | 9:42
SHPËRNDAJE

ministria-e-jashtme

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se qytetarët që kanë mbetur në Danimarkë dhe që nuk kanë patur mundësi të kthehen në vendin tonë për shkak të koronavirusit nuk do të paralizohen nëse tejkalojnë afatin e vizës afatshkurtër.

Në një njoftim për mediat, MEPJ shton se gjithashtu nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur.

NJOFTIMI

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët që ndodhen në Danimarkë, se Shërbimi Danez i Emigracionit ka vendosur të mos marrë parasysh periudhën e tejkalimit të vizës afat-shkurtër, në rast se qytetarët nuk kanë pasur mundësi të lenë Danimarkën, për shkak të anullimit të fluturimit, ose shkaqe të tjera që i kanë detyruar të qendrojnë në shtetin danez.

Por, MEPJ gjithashtu bën me dije se nuk ёshtё e mundur tё aplikohet pёr shtyrje vize afat-shkurtёr pasi Shёrbimi Danez i Emigracionit do tё jetё i mbyllur.

Qytetarët nuk do të mund të aplikojnë as online, pranё Policisё Daneze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura