“Shqipërisë po i mbarojnë produktet vendase”- Denoncimi i deputetit të PD: Po bie numri i kafshëve të buta! Tregun po e zapton Greqia, Hungaria e Kosova

Apr 19, 2024 | 17:56
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Dashnor Sula thotë se Shqipërisë po i mbarojnë produktet vendase. Me anë të një postimi në Facebook, Sula ka denoncuar se numri i kafshëve të buta që mbarështohen nga blegtorët në Shqipëri po bie me ritme shumë të larta.

dashnor sula

Sipas tij, tregun vendas po e zapton Greqia, Hungaria, Kosova e vendet e tjera të Ballkanit.

“Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.

Është e pakonceptueshme që një vend me kaq njerëz punëtorë e fisnik që ka Shqipëria, me fushat e Myzeqesë, Dumresë, me alpet e veriut të importojë mish të ngrirë nga jasht vendit ndërkohë që mund të konsumonim mishin e freskët, qumështin e freskët nga fermat tona”, shkruan Sula.

Reagimi i Deputetit të PD

Shqipërisë po i mbarojnë produktet vendase!

🥛Pak ditë më parë denoncova se si qumështi që vjen nga Hungaria po zëvendëson atë vendas dhe blegtorët në Shqipëri po braktisin fshatin e po ikin në emigrim. Jo se dëshirojnë të ikin por për shkak se përballen me konkurencë të pabarabartë. Qumështi i tyre koston më shumë sesa ai që vjen nga Hungaria (pavarësisht rrugës së gjatë) sepse në Shqipëri dora e shtetit nuk ndihet për ti ndihmuar por për ti fundosur.

Me faktet e institucioneve të kësaj qeverie sot dua të denoncoj një tjetër fenomen.

Numri i kafshëve të buta që mbarështohen nga blegëtorët në Shqipëri po bie me ritme shumë shumë të larta. Ndërkohë tregun vendas po e zapton Greqia, Hungaria, Kosova e vendet e tjera të Ballkanit.

Kemi qindra e mijëra shqiptarë që kanë emigruar në Greqi prej dekadash. Detyrohen punojnë në stanet e Greqisë, larg vendlindjes së tyre. Arrijnë supër rezultate në vend të huaj, ndërsa në Shqipëri nuk arrijnë të mbijetojnë. Sigurisht kjo jo për fajin e tyre por politikave të qeverisë.

Të dhënat e INSTAT për tregtinë e jashtme në tremujorin e parë të vitit 2024 tregojnë se importi i kafshëve të gjalla në sasi u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.

Të dhënat tregojnë se gati 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.

Është e pakonceptueshme që një vend me kaq njerëz punëtorë e fisnik që ka Shqipëria, me fushat e Myzeqesë, Dumresë, me alpet e veriut të importojë mish të ngrirë nga jasht vendit ndërkohë që mund të konsumonim mishin e freskët, qumështin e freskët nga fermat tona.

Turistët që vijnë në Shqipëri duan të provojnë produktet vendase sepse ndryshe skanë pse vijnë deri në shqipëri për të konsumuar mishin e qingjit që rritet në shtetin grek e pret disa kohë në frigorifer dhe bën mijëra kilometra në kushte që nuk dihet se si për të ardhur deri në vendin tonë.

#MbëhstesniFshatin #MbështesniProdhiminVendas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura