Basha i përgjigjet Ramës me deklaratën e Zaev: Zgjedhje të parakohshme, ku qytetarët të vendosin rrugën në të cilën do vazhdojë vendi

Oct 21, 2019 | 20:20
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha , ka zgjedhur deklaratën e kryeministrit Zaev për zgjedhje të parakohshme, për t’iu përgjigjur kryeministrit Rama.

Në facebook, me ironi, Basha shkruan një twitter vetëm me hashtagun #ediramanocomment, ndërsa citon deklaratën e Zaev:  “organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme, zgjedhje, ku ju, qytetarët, do të sillni vendim dhe vërtet për rrugën në të cilën do të vazhdojë vendi ynë.”

Capture

“Shqipëria meriton hapjen e negociatave, por ka një njeri që e pengon”- Basha i përgjigjet Ramës dhe publikon qëndrimet e Merkel, Macron…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në Twiter për sa i përket vendimit kundër hapjes së negociatave, duke theksuar se pavarësisht se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, ka një person që e pengon.

“Ne mbështesim 100% qëndrimet e liderëve të BE. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqipëria meriton më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Ata duan ta pranojnë Shqipërinë, por në mënyrë të përsëritur ata refuzojnë Ramën”, shkruan Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura