Shqipëria dënon aktet terroriste në Rusi

Dec 30, 2013 | 12:00
SHPËRNDAJE
Vollgograd
TIRANE- Me ane te nje komunikate per shtyp, Ministria e Jashtme ka denuar aktet terroriste qe ndodhen ne nje stacion treni ne Vollgograd, Rusi, ku humben jeten shume njerez.
Ngjarja te tilla, thekson MPJ tregojne qarte se lufta kundër terrorizmit mbetet një sfidë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktet terroriste që ndodhën së fundmi në një stacion treni dhe në një trolejbus në qytetin rus të Vollgogradit, që shkaktuan viktima në njerëz e shumë të plagosur. Ajo i shpreh me këtë rast ngushëllimet e sinqerta familjarëve të viktimave dhe të lënduarve. Ngjarje të tilla tragjike ndaj njerëzve të pafajshëm tregojnë qartë se lufta kundër terrorizmit mbetet një sfidë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë. Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, shpreh vendosmërinë dhe angazhimin e saj për të luftuar të gjitha format e terrorizmit ndërkombëtar.”- thuhet ne reagimin e MPJ-se.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura