“Shqetësuese shifrat e grave dhe vajzave të dhunuara”- Tabaku: Të ndërmerren iniciative konkrete për t’i bërë ekonomikisht të pavarura

Mar 9, 2024 | 11:06
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është shprehur se janë shqetësuese shifrat e grave dhe vajzave të dhunuara në vendin tonë.

jorida tabaku

“Vitin e kaluar ishin pothuajse 4800 ndërkohë që dy muajt e parë të vitit kanë qenë 890 të tilla”, shprehet ligjvënësja demokrate.

Tabaku thekson se duhen ndërmarrë iniciativa konkrete për integrimin e tyre në shoqëri dhe për t’i bërë të pavarura ekonomikisht, duke theksuar se deklaratat politike nuk mjaftojnë.

“Marsi është bërë e zakonshme që konsiderohet si muaji i zonjave, i vajzave dhe i grave. Dhe sigurisht ndërkohë që ka shumë që festojnë, unë besoj që ky duhet të jetë një moment reflektimi dhe për të parë se çfarë ka shkuar keq dhe ku jemi. Për mua janë shumë shqetësuese shifrat e vajzave, zonjave, grave, nënave të cilat janë subjekt i dhunës. Vitin e kaluar ishin pothuajse 4800 ndërkohë që dy muajt e parë të vitit kanë qenë 890 të tilla. Ndërkohë, Parlamenti i cili është mbushur e i tejmbushur me zonja dhe në nivele të larta tashmë, nuk ka marrë asnjë iniciativë për to. Ne duhet të kalojmë përtej këtyre urimeve të 8 Marsit, deklaratave të 8 Marsit, në iniciativa konkrete sesi duhet ti integrojmë ato në shoqëri dhe ti pavarësojmë ato në ekonomi. Ndërkohë që çështja e dytë që dua të theksoj lidhet me ekonominë. Sot fatkeqësisht gratë,vajzat, zonjat kanë një diferencë në paga dhe kjo diferencë është akoma më e theksuar në sektorin privat. Sot ka më shumë zonja, gra dhe vajza të cilat janë të papuna dhe kjo diferencë është akoma më shumë e vërtetë përsëri në sektorin privat. Këto shifra duhet të na shërbejnë për të reflektuar, për të menduar se çfarë duhet të bëjmë më mirë se nuk mjaftojnë deklaratat politike për 8 Mars që të mbështesim gratë, nuk mjaftojnë as shifrat. Duhet  patjetër që kjo të reflektohet në ekonomi, në arsim, në strehim”, shkruan Tabaku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura