Shpërthimet në Marinzë, Ministria e Mjedisit: “Bankers” ishte pezulluar

Apr 1, 2015 | 13:05
SHPËRNDAJE

Pasi shpërthimit të dy puseve me naftë në Patos-Marinzë, kreu i Inpektoriatit Mjedisor, Ergys Agasi, tha se aktiviteti i kompanisë “Bankers Petroleum Albania” ishte urdhëruar të pezullohej që në 27 shkurt të 2015-ës.

Pamje nga shpëthimi i pusit në Marinzë

“Çështje kryesore për ndotjen e mjedisit është situata e gropave ekologjike, në të cilat janë depozituar mbetjet e shpimeve dhe prodhimit të naftës bruto, që përbëjnë një rrezikshmëri. Me urdhër të ministrit Lefter Koka i është kërkuar ‘Bankers Petroleum Albania’ me qëllim parandalimin e aksidenteve të mundshme për ndotjen dhe potencialin në mjedis që kjo kompani duhet të zbatojë këto masa; një, pezullimi i aktiviteteve të kompanisë deri në paraqitjen e një plani për menaxhimin e mbetjeve. Dy, hartimi i planit të përputhshmërisë si dhe rishikimi i të gjitha kushteve të lejeve mjedisore që kompania zotëron”, tha Agasi në një konferencë shtypi.

Sipas Agasit, ‘Bankers’, “në përputhje me planin e menaxhimit duhet të nisë hartimin e planit të masave për trajtimin e mbetjeve që gjenerohen nga ky aktivitet dhe të mos lejohet më depozitimi i këtyre mbetjeve në gropat ekologjike. Menaxhimi i mbetjeve të të gjitha llojeve duhet të bëhet në përputhje me kuadrin e ri ligjor. Heqja e masës së pezullimit të aktivitetit të kësaj kompania do të bëhet vetëm pas vlerësimit të realizimit të këtyre masave të vendosura me urdhër të ministri të Mjedisit. Inspektoriati Mjedisor për të ndihmuar në terren banorët atje. Një laborator i lëvizshëm është dërguar menjëherë në terren për të kryer matjen e nivelit të ndotjes”. 

Kompanisë kanadeze do t’i riaktivizohej leja e ushtrimit të aktivitetit vetëm pas përmbushjes së detyrimeve të përcaktuara nga Ministria e Mjedisit, tha Agasi.

Ai bëri me dije se urdhëri i ministrisë së Mjedisit për pezullimin e aktivitetit të kompanisë “Bankers Petroleum Albania” i është vënë në dijeni edhe ministrisë së Energjisë, Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, kompanisë “Albpetrol” dhe Prefekturës Fier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura