Shpërthen sërish dhuna mes Izraelit dhe Palestinës, 6 viktima sot

Oct 9, 2015 | 18:07
SHPËRNDAJE

Luftimet po vazhdojnë mes palestinezëve dhe izraelitëve, çka ka çuar në vdekjen e gjashtë palestinezëve në Gaza. Sipas BBC-së, Izraeli tha se trupat e tij qëlluan mbi kufirin e Gazës pasi ishin sulmuar.

Më parë, policia tha se ka patur përleshje me thika, sulmi i parë i dukshëm nga një izraelit mbi arabët.

palestine3

Që nga fundjava e kaluar, sulme me armë dhe thika nga palestinezët kanë lënë katër izraelitë të vdekur dhe shumë të plagosur, ndërsa të paktën tre palestinezë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e sigurisë në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.

Sipas burimeve palestineze mjekësore, gjashtë palestinezët e tjerë u qëlluan për vdekje dhe shumë të plagosur në dy incidente të veçanta në Gaza të premten kur trupat izraelite hapën zjarr.

Palestinezët po protestonin në solidaritet me palestinezët në Jeruzalem dhe Bregun Perëndimor.

Sulmi, me sa duket në hakmarrje për plagosjen ndaj izraelitëve këtë javë, ndodhi në qytetin jugor të Dimona. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai “ka dënuar fuqishëm dëmtimin e arabëve të pafajshëm” dhe u zotua për sjellë para ligjit të gjithë ata që thyen ligjin.

Kryetari i Dimona tha se i dyshuari ishte “një njeri i sëmurë mendërisht”, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura