Shpërthen ish-ministri: Këta flasin përçart, Nanos Rilindja i vjen anash

Oct 23, 2017 | 23:03
SHPËRNDAJE

Çështja e Tahirit dhe konkretisht mënyra se si po trajtohet nga kryeministri ka shkaktuar komente dhe debate politike prej disa ditësh.

ylli manjani

Krahasimi i arrestimit të Tahirit me atë  të Nanos nga rilindja është komentuar nga ish-ministri Ylli Manjani.

Në një postim në “facebook” Manjani shkruan se Rilindja edhe pse paguan për t’i përdorur emrin Fatos Nanos, përsëri është vite larg politikisht.

Manjani ka shpjeguar gjithashtu ku ndryshon arrestimi i Nanos nga “arrestimi” i Tahirit.  Sipas Manjanit, Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë.

Postimi i Plotë:

Flasin përçart

Jo Saimiri, por edhe Rama vetë e madje e gjithë kupola e Rilindjes sikur të arrestoheshin, prap nuk kanë lidhje me arrestimin e Fatos Nanos! Asnjë lidhje!

Nano u burgos nga Qeveria e kohës që kishte kapur drejtësinë, e jo nga drejtësia që është përballë me qeverinë!

Nano pas burgut nuk bëri asnjë tentativë për të kapur drejtësinë, qoftë dhe për të marrë hak! Rilindja do ta kapë atë para burgut dhe për tu hakmarrë paraprakisht!

Politikisht Nanos Rilindja i vjen anash, me thënë të drejtën! Cilido qoftë çmimi që paguan për ti përdorur emrin, prap Rilindja është vite drite larg Tij….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura