Video/ Shpërthen ish-ministri i LSI-së: Rama ka rënë. Të japë dorëheqjen

Oct 17, 2017 | 21:15
SHPËRNDAJE

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar çështjen më të nxehtë të ditës, atë të dosjes “Habilaj”, ku në të implikohet dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Disa gjera i kam ditur dhe jam mundur të jap mesazhet e mia derisa më kushtuan dhe kokën politikisht. Politikisht sot në sirtar është koka e Edi Ramës. Edi Rama ka rënë në të gjithë kuptimin e fjalës. Tahiri dhe Rama nuk mund të gjeje të vërteten. Rama dominon institucionet. Rama duhet të japë dorëheqjen. Rama dominon dhe prokurorinë” tha Manjani në “Studio e Hapur” në News 24.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura