Duke u nisur nga fakti se Juventusi shpalli 209 milionë euro humbje vetëm në sezonin e kaluar, shumë pyetën se nga dolën paratë për Dushan Vlahoviçin.
Kujtojmë se “Zonja e Vjetër” shtoi kapitalin me 400 milionë euro dhe kishte ndarë 175 milionë për merkaton e tri viteve të ardhshme. Pikërisht nga kjo shumë do të merren paratë për sulmuesin, ndonëse një pjesë e mirë e tyre pritet të rikuperohen nga shitjet në janar ose verë nga shitjet e Artur, Bentankur apo edhe De Ligt.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al