Shpallet në kërkim një 15-vjeçare, denoncimi i babait të saj në Polici: Ka ikur me…

Nov 27, 2021 | 9:12
SHPËRNDAJE

Një person, ka denoncuar në Policinë e Delvinës se i ka ikur nga shtëpia vajza e tij.

policia

Sipas tij, e bija e mitur është larguar bashkë me të ëmën, me të cilën burri rezulton të jetë divorcuar.

Policia tha se ka shpallur në kërkim 15-vjeçaren.

Njoftimi

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura