“Shoqëria dhe familja nuk mund të humbasin më gra dhe vajza”/ Avokatja e Popullit: Të sensibilizohemi për dhunën ndaj femrave

Jan 25, 2024 | 20:29
SHPËRNDAJE

Dhuna mbetet një nga problemet më të mëdha në shoqërinë tonë. Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka bërë një thirrje të fortë për reflektim dhe sensibilizim të shoqërisë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Avokatja-e-Popullit-Erinda-Ballanca-Foto-Ivana-Dervishi

Ballanca, përmes një postimi në rrjetet sociale ka marrë si shembull  fushatën e Kombeve të Bashkuara “Ditë Portokalli”, për të apeluar për më shumë vëmendje dhe sensibilizim ndaj kësaj çështjeje serioze.

“Në kuadër të fushatës UniTE të Kombeve të Bashkuara, data 25 të çdo muaji promovohet si “Ditë Portokalli”, si një ditë për të ndërgjegjësuar dhe marrë masa për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Portokallia si një ngjyrë e ndezur që përthith vëmendje por edhe optimiste, nënkupton një të ardhme pa dhunë ndaj tyre.

Gratë dhe vajzat tona janë aseti më i çmuar i këtij vendi. Mjaft më me sjelljet dhe gjuhën seksiste! Mjaft më me trajtimin e tyre si pronë dhe si objekt seksi! Mjaft më me promovimin e martesave të hershme!

Shoqëria, familja, komuniteti nuk mund të humbasin më gra dhe vajza nga dhuna dhe femicide.

Zgjohu shoqëri, respekto të drejtat e grave dhe vajzave, të drejta që i zotërojnë që nga lindja e tyre. Dita Portokalli, data 25 e çdo muaji, për një të ardhme pa dhunë”, shkruan Ballanca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura