Shoqata “Labëria” feston 31-vjetorin e themelimit! Ndahen certifikata për disa personalitete

Dec 27, 2022 | 22:34
SHPËRNDAJE

Në Akademinë e Shkencave është zhvilluar ceremonia për 31-vjetorin e Shoqatës Kulturore Atdhetare “Labëria”, ku i pranishëm ishte edhe rektori i Universitetit “Luarasi” Et’hem Ruka.

shoqata laberia

Gjatë kësaj ceremonia u shpërndanë edhe certifikata për disa personalitete të njohura.

Ndërkohë kryetari i shoqatës, Ago Nezha ka shpjeguar rëndësinë e shoqatës së Labërisë dhe veprimtarinë e saj atdhetare.

“Këtu ka pjesëmarrës nga Labëria, por edhe nga treva të tjera të vendit, sepse kjo shoqatë është bërë gjithëpërfshirëse në veprimtarinë e saj. Kjo përligj ato thëniet e mëdha të korifenjve të letrave shqipe që nga Noli që thotë “kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria”. Noli thoshtë kur të vdes më përcillni me këngë labe. Noli nuk thoshte as me këngë polifonike. Edhe Rexhep Qosja ka thënë që Vlora dhe Labëria kanë lindur dhe rilindur Shqipërinë dhe kënga labërisht është një mrekulli. Ose i madhi Dritëro Agolli kur thoshte që Labëria ka tre gjëra kryesore, trimërinë, bujarinë dhe patriotizmin dhe kur lëngon Shqipëria, Labëria e ndjen e para”, tha ndër të tjera Ago Nezha.

Në këtë ditë të shënuar, Shoqata ndau 6 çmime Nderi i Madh i Labërisë për personalitete në fusha të ndryshme të jetës publike. Por, gjithashtu mori edhe çmimin “Mirënjohja e Qytetit” nga Bashkia Tiranë me këtë motivacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura