Shkuan për pushime në ishullin e famshëm grek, por grupi i turisteve përballet me të papritura. Shokohen nga…

May 26, 2022 | 11:05
SHPËRNDAJE

Një grup turistesh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishin vendosur të vizitonin një prej ishujve më të famshëm dhe piktoresk të shtetit Grek, Mykonos. Por ky udhëtim mesa duket u kthye në një eksperiencë të keqe për to. Pas një turi në ishull ato vendosën të hanin drekë në një restorant të zonës, ku dhe situata u përshkallëzua.

vajzat

Cheryl Lamphere, 43 vjeç, eshte një nga 6 vajzat të cilat ishin në restorant. Kjo e fundit ka dalë publikisht për të denoncuar dhe për të vërtetuar pretendimet e saj në lidhje me skemën e mashtrimit me të cilën u përballën.

“Ne porositëm një pjatë me kallamar, makarona me fruta deti, një sallatë dhe bukë, dhe u përballëm me një shifër te frikshme prej 1640 dollarësh të cilën u detyruam ta paguanim. Restoranti DK Oyster është një vend famëkeq dhe ne ramë pre e mashtrimit të tyre”, tha ajo për Daily Mail.

Nëna e dy fëmijëve tha se grupi vizitoi ishullin piktoresk më 3 maj dhe mbrëmja e tyre e parë u shkatërrua pasi pronari Dimitris Kalamaras dhe stafi i përbërë nga meshkuj i “kërcënuan” për të paguar faturën.

“Çdo burrë në restorant u ngrit dhe na rrethoi, ishin të paktën pesë prej tyre, gati duke na bllokuar. Ishte një situatë shumë, shumë e frikshme sepse ne ishim gjashtë gra të rrethuara nga pesë burra… Më duhet të shtoj, të gjithë ishin të veshur me të zeza,  ishin si një grup gangsterësh”, tha Lamphere për DailyMail në telefon.

Por mesa duket ky nuk është i vetmi rast i kësaj skeme mashtrimi të përdorur nga restoranti grek. Brenda Moulton dhe vajza e saj 19-vjeçare, Kaylea, pohuan se kishin rënë pre e këtij mashtrimi duke paguar 641,15 dollarë për dy këmbë gaforreje dhe dy mojito, kur vizituan restorantin në muajin maj.

Moulton shtoi se taktikat e përdorura kundër saj dhe vajzës së saj ishin jashtëzakonisht të ngjashme me ato për të cilat u ankua Lamphere.

Ajo tha se kishtë bërë një denoncim në polici për restorantin e cila është ende në fazë shqyrtimi, por agjencia e saj e udhëtimeve, avokati i saj dhe banorët vendas po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të mbyllur biznesin.

Ajo shtoi se një gazetare e gazetës greke THEMA, e cila raportoi fillimisht historinë e saj, po punon së bashku me policinë dhe një avokat për të vërtetuar çështjen.

Sipas Lamphere, strategjia e përdorur nga restoranti DK Oyster është që  nuk i lejon klientët të shohin menunë. Fillimisht ti porosit ushqimin me përmasë standarte prej 100 gr, por porosia vjen në një përmasë prej 300 gr. Pra, në realitet, kur merrni një porosi të diçkaje, në të vërtetë po merrni tre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura