Shkrirja e Albanologjisë/ Zhupa-Kushit: Nxorët VKM-në për t’i plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit, shkelët ligjin

Jun 8, 2023 | 10:51
SHPËRNDAJE

Deputetja Ina Zhupa nga Kuvendi tha se shkrirja e Akademisë së Albanologjisë është bërë në shkelje të ligjit.

Capture

“Ndryshe nga Kushi që e lavdëronte akademinë, Gjinushi nuk e fshehu kurrë që donte ta mbyllte. Në vitin 2021, Gjinushi do të shprehej atë që do të ndodhte. Pra na thotë që reformat në këtë vend i bën Gjinushi, i del fjala atij dhe jo ministres, dhe ju bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Gjinushit, shkelët ligjin. Është njësoj si akademia e rendit të thotë që duhet të shkrihet ajo e arteve, dhe të bëhet.

Justifikim ishte se aty lindën dhe nga aty mund të kthehen, por Albanologjia ka lindur më shpejt. Ju bëni një VKM ku prishni akademinë dhe shkelni kushtetutën, sepse shkelni autonominë dhe lirinë akademike. Shkelni autonominë të mbrojtura nga Kushtetuta, 15 vite në këto vite ka ndryshuar metodologjia dhe projektet, si i zgjidhni duke i bërë vasal të Skënder Gjinushit”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura