Shkresa e BE për Teatrin, reagon Pollo: Fitore e një beteje, lufta vazhdon

Sep 10, 2018 | 13:25
SHPËRNDAJE

“BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian”. Keshtu ka deklaruar sot demokrati Genc Pollo, pas publikimit te pergjigjes qe BE i dha Qeverise shqiptare per ligjin per Teatrin.

genc pollo

Sipas Pollos, shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë. Ai kujton se “Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik”.

Reagimi i Pollos

BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe dhe i fal 205 milion Euro kompanisë se dy Lalëve.
BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojne garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.
Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundëshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura