“Shkelje të barazisë në tendera”/ SPAK kërkon dënimin me 8 muaj burg të 3 punonjësve të spitalit të Elbasanit: Dyshohet se kanë favorizuar vetëm një operator

Oct 27, 2021 | 10:44
SHPËRNDAJE

SPAK-768x432

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit ka kërkuar 8 muaj burg për tre punonjëse të spitalit të Elbasanit. Sipas News24, ato akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Duke iu referuar SPAK-ut, punonjëset kanë favorizuar operatorin fitues në disa tendera.

Bëhet fjalë për 3 punonjëset, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura