Shifrat e azilkërkuesve për qershorin, Bardh Spahia: Këmbanat bien në vesh të shurdhët të qeverisë

Jul 14, 2015 | 14:24
SHPËRNDAJE

Kreu i departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia, ka reaguar pas shifrave të fundit të Ministrisë së Brendshme Gjermane për azilkërkuesit shqiptarë, numri i të cilëve nuk po sheh rënie.
 

Kreu i departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia

Sipas këtyre burimeve, në krahasim me muajin maj kjo shifër është rritur me 1 mijë persona, ndërkohë që në krahasim me prillin është rritur me 1100 persona. 

Duke iu referuar mediave, Spahia shprehet se Qeveria nuk po reagon aspak për këtë gjë, teksa thekson : “Keto kembana vazhdojne e bien ne vesh te shurdhet te qeverise dhe mazhorances te inkriminuar Rama -Meta”

Postimi i plotë në rrjetet sociale

Te dashur miq

Eksodi i shqiptareve rritet ne menyre te frikshme nga dita ne dite. Mediat, te cilat citojne autoritetet gjermane te Ministrise se Brendshme bejne te ditur se, vetem ne Qershor kane ikur 5932 shqiptare, emigrante ne Gjermani. Statistikat zyrtare nxjerrin 22.209 persona nga Shqiperia azilkerkues ne Gjermani nga muaji Janar deri ne Qershor.

Shqiptaret zene vendin e dyte per azilkerkim pas sirianeve ne muajin Qershor, nderkohe qe emigracioni i Kosoves ka zbritur ne vendin e gjashte.

Keto kembana vazhdojne e bien ne vesh te shurdhet te qeverise dhe mazhorances te inkriminuar Rama -Meta, e cila shperfill me arrogance kete drame kombetare me pasoja te pariparueshme..

Asnje prononcim qeveritar, asnje deklarate nga ministri i brendshem, asnje fjale ne Parlament nga pushteti qe ka rrenuar shtetin, per pergjegjesine direkte qe ka per eksodin masiv kombetar, ky sistem oligarkik. Ne te kundert se cfare pritej dhe shpresohej per nje ndryshim te sistemit ne 21 Qershor, keta politikane e deputete te kapur nga krimi zhbene me para te krimit, standardet per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ata blene voten me buken e gojes, me vendin e punes, me shantazhe e kercenime ndaj bizneseve dhe pronave te shqiptareve.

Jo vetem mbeshtetesit dhe votuesit e opozites, por shqiptaret ne teresi u zhgenjyen dhe u tronditen thelle nga ky manipulim i rende zgjedhor ku ligji, Kushtetuta dhe vete institucionet zgjedhore moren goditjen me te forte ne kete cerek shekulli liri dhe demokraci.

Pas 21 Qershorit, cka po ecen ne drejtimin e duhur nuk eshte Shqiperia dhe shqiptaret, por bashkejetesa e forte e krimit dhe korrupsionit ne qeveri, Parlament dhe ne shumicen dermuese te bashkive te vendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura