Shifra e majme, ja për sa u shitën këpucët e golit legjendar të Lionel Mesit

May 1, 2021 | 12:42
SHPËRNDAJE

Ylli argjentinas, Lionel Mesi theu më 22 dhjetor të vitit 2020, rekordin e golave të shënuara me fanellën e një klubi të vetëm. “Pleshti”, këpucët me të cilat ai shënoi golin legjendar, numër 644 në karrierë, i dhuroi për bamirësi, teksa menjëherë dolën në ankand.

messi

Shtëpia e mirënjohur e ankandeve “Christie’s” arriti t’i shesë, këpucët e yllit të Barcelonës, që theu rekordin e golave të realizuar, rekord i mbajtur më parë nga braziliani legjendar Pele.

Këto këpucë u blenë në ankand për 125.000 paund dhe të ardhurat nga shitja e tyre do të shkojnë në spitalin universitar “Vall d’Hebron” në Barcelonë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura