Shfuqizimi i ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, Halimi: Drejtësi, frenon një kryeministër autoritar

Apr 17, 2015 | 15:36
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Eduard Halimi e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e ligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit një vendim drejtësie.

Statusi i Halimit në Facebook

Përmes një statusi në Facebook, Halimi shprehet se vendimi i sotëm “frenon një Kryeminister autoritar dhe delirant që vepron ne menyre arbitrare e mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën”.

Ja statusi i Halimit në Facebook:

Sot Gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit per krijimin e Byrose Kombëtare të Hetimit, që de facto caktonte Kryeministrin si kryehetues dhe Kryeprokuror në vend. Përshëndes vendimin e kësaj Gjykate, e cila pavarësisht presioneve te kryeminstrit, qëndroi në anën e parimeve e standardeve ndërkombëtare.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese frenon një Kryeminister autoritar dhe delirant që vepron ne menyre arbitrare e mendon se qëndron mbi ligjet dhe Kushtetutën. Krijimi i Byros Kombëtare të Hetimit si një strukturë hetimore nën drejtimin direkt të kryeminsitrit ishte një përpjekje për shkaterimin e shtetit ligjor, të drejtave dhe lirive të qytetarëve, njelloj si burgosja masive e tyre dhe shkaterimi arbitrar i pronave te ligjshme pa asnje leter, me doren kryeministrore 
Kjo qeverisje po detyron shqiptarët që të largohen nga vendi dhe të kërkojnë azil në vendet e BE, sepse kanë humbur te drejtat e tyre per te gezuar lirite dhe pronat e tyre, po humbin gjakun dhe djersen e tyre ne vite, dhe po humbin shpresën. 
Përshëndes ekipin që ka ndjekur këtë cështje në Gjykatën Kushtetuese, si dhe vetë Gjykaten për vendimin e sotëm, që padyshim i jep shpresë qytetarëve shqiptare se kryeministri autoritarist mund te ndalet dhe se institucionet e pavarura mund te funksionojnë në Shqipëri. 
Shqipëria është e shqiptarëve dhe ato duhet të qëndrojnë këtu për t’i thënë ndal të keqes dhe te liges që perhapet dita ditës.
Gjykata Kushtetuese foli sot. 
Më 21 Qershor është rradha e shqiptarëve që të flasin dhe që njëzëri ti thonë ndal autoritarizimit dhe arbitratitetit te Kryeministrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura