“Sherri në PS se kush do zëvendësojë Klosin kur të lërë mandatin”

Nov 26, 2015 | 13:28
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga foltorja e Parlamentit se brenda Partisë Socialiste ka plasur sherri për zëvendësimin e Blendi Klosit, pasi ai të lërë mandatin e deputetit pasi u zgjodh ministër i Mirëqenies Sociale.

berisha-ne-kuvend

Fjala e deputetit Sali Berisha

“A e dini ju, a u emërua Blend Klosi ministër? A e dini se kush vjen mbrapa? Kush e ka rradhën? Jua them unë, e ka rradhën drejtori i hipotekës, edhe ai hajdut me cizme, po ca i ndodhi? I shkojnë bandat e qeverisë, i thonë sakën se luaj vendit ti, edhe shkon me lot në sy tek Gjushi, i thotë kështu kështu, absolutisht po, po sigurisht për të qeshur, përgënjeshtroni po të doni por këto janë të vërteta absolute. I tha ‘tek mua po ankohesh? po mua më mbajtën gjithë natën’…ku e keni pse s’e zëvendësoni deputetin? Se ua mban krimi, po Klosi do e dorëzojë mandatin. Ligji për ju nuk ekziston. Pra në sistemin tuaj droga është bërë plazma juaj. plazma e qeverisjes suaj, jetike”.


BERISHA-GJUSHI by Gazeta_Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura