Sherri në Borsh/ Del dëshmia e parë: U zunë pritë, i bënë copa me thika…

Jul 26, 2017 | 20:35
SHPËRNDAJE

Shtatë është numri i personave që mund të jenë përfshirë në sherrin e ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Borsh të Sarandës, ku si pasojë ka ndërruar jetë një 34 vjeçar dhe janë plagosur tre të tjerë.

sherri-ne-borsh-1

Ndër të plagosurit, 24-vjeçari E.O. raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa në fshat thuhet se pasi ka nisur sherri në një lokal dhe situata është qetësuar disi, të rinjve u është zënë pritë në mes të rrugës e janë qëlluar me thika.

“Unë nuk e di për çfarë janë zënë. Thuhet se mbas sherrit që nuk e di ku nisi, njëri nga grupet i ka bërë pritë në rrugë dhe i kanë goditur ata të grupit tjetër. I kanë bërë copa me thika. Këtu kanë marrë goditjen e fundit, tek rruga që të çon për në plazh”, – thotë personi që ka sjellë pamjet pranë redaksisë së JOQ.al.

Ai thekson faktin se ambulanca u vonua shumë për t’u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura