Sherri mes aktorëve/ Ledio Lako qëllon me përforcues grushti Gent Hazizin, policia jep detajet: Ja çfarë u referua në Prokurori

Apr 28, 2020 | 12:56
SHPËRNDAJE

pjimage (4)

Dy aktore te njohur e te dashur per publikun jane perfshire ne nje sherr, qe ka degjeneruar edhe ne dhune. Behet fjale per aktoret Ledio Lako dhe Gent Hazizi. 

Policia e Tiranës ka dalë sot me një njoftim zyrtar për sherrin e ndodhur mes dy aktorëve, duke dhene edhe detaje lidhur me referimin qe eshte bere ne prokurori. 

Ngjarja ka ndodhur mbreme në Bulevardin “Gjergj fishta”, pranë një karburanti, për motive që ende nuk janë bërë zyrtarisht të qarta.

Në njoftimin e saj, policia, bën me dije, se ka qenë aktori Ledio Lako ai që ka goditur me një përforcues grushti metalik, aktorin Gent Hazizi dhe një person tjetër që ka qenë në shoqërinë e këtij të fundit.

“Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nderkohe qe dje u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë”- njofton policia, duke iu referuar akzuave qe bazohen ne 279 e 89 të Kodit Penal.

Saktesisht per “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 27.04.2020, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin Ledio Kristaq Lako, i datëlindjes 06.04.1980, banues në Tiranë, me arsim 16 klasë, sepse në orën 12:15, në bulevardin “Gjegj Fishta”, në afërsi të karburant “Elda”, ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Riza Hazizi dhe Elton Agron Myftiu, të datëlindjes 16.11.1972 e 10.07.1975, banues në Tiranë, me arsim 12 e 16 klasë. Përforcuesi metalik, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nenet 279 e 89 të K.P.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura