Sherri me Florin pas festivalit, Stine sqaron publikisht fansat

Jan 6, 2016 | 14:11
SHPËRNDAJE

maxresdefault (1)

Kantautori dhe këngëtari Stine e ka nisur këtë vit me një mendje të kthjellët dhe me një sqarim për incidentin e ndodhur mes tij dhe Flor Mumajesit.

Ndër të tjera ai ka thënë se mbi të gjitha ata janë artistë dhe të tillë duhet të mbeten.

Ja statusi i plotë në Facebook-un e Stines.

” Përshëndetje miq. Duke marrë shkas nga ditët e para të këtij viti të ri desha tju uroj përzemërsisht dhe të sqaroj një situatë të vitit ku e hodhëm pas me të mirat dhe jo të mirat e tij.

Ju detyrohem një sqarim për incidentin e Këngës Magjike. Siç e kam thënë edhe në DëM, janë komentuar lloj e lloj versionesh duke venë në pah vlerat apo antivlerat e njerit apo tjetrit. Jam dhe jemi ndryshe pa patur nevojë për incidente të kësaj natyre. Ne jemi artist njëkohesisht edhe shembuj të kulturës dhe artit, sjelljes, mënyrës dhe se si jetojmë etj, kështu që le të qëndrojmë të tillë deri në fund.

Kam ecur prej vitesh dhe kam arritur bashkë me mbështetjen tuaj aty ku duhet. Gjej rastin t’ju falenderoj për çdo përkrahje dhe çdo mbështetje tuajën. Me respek N.Duka

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura