Sherri live/ Akuzoi vjehrrin për përdhunim, vjehrra i sulet nuses: O budallaçkë…

Sep 21, 2017 | 20:07
SHPËRNDAJE

Akuza nga ato të paimagjinaurat, që nga përdhunimi dhe deri tek dhuna. Pas deklaratave të rënda që lëshoi 29-vjeçarja Marsida nga Lushnja në studion e ‘Me zemer te hapur’ në ‘News24’, se vjehrri e kishte përdhunuar për 2 vite e gjysmë, vjen reagimi i ashpër i vjehrrës live në tv.

vhjehrra

Ajo ka mohuar ngjarjen, ndërsa pohoi se nusja e saj nuk ishte mirë mendërisht ndërsa nuk la pas edhe akuzat për krushkën, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Më vjen keq që bëni të tilla emisione, me ato dy budallaçkat që ke ftuar aty. Janë të dyja budallaçka. E ëma është operuar nga koka në Elbasan. Ka mbytur vjehrrën. Vajza na ka goditur me pjatë na e vërtiste kokën. E ëma ka mbushur Lushnjën, ‘ma ka kapur burri’. Me rrugaçët merresh ti. E marr unë në Itali. I bëra pasaportën, i mora si turiste. Nuk është e zonja që të lajë të brendshmet e veta. Nuk e zgjodha unë Marsidën. Ma bënë motrat. Kur e kam parë Marsidën, se kam dashur. Unë i kam thënë; ti bëjë hysmet unë kësaj?? Unë i kam tre invalidët në shtëpi”, tha vjehrra në lidhje telefonike nga Italia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura