Sherr mes shokëve në Shkodër, arrestohen katër persona. Policia: U qëllua me armë

Nov 19, 2018 | 9:57
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka parandaluar një konflikt mes dy personave, i cili mund të kishte përfunduar edhe më viktima. Sipas informacioneve që bëhen të ditura, 2 persona shokë më njëri tjetrin janë konfiktuar dhe kanë përdorur armën, duke qëlluar në ajër.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se  janë arrestuar 4 persona 2 që janë përfshirë në sherr dhe dy të tjetër për mos kallëzim krimi.

sherr

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shokët e tyre për “Moskallzim krimi”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. D, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal

K.Sh, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

A.B, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal

E.B, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal, shtetasi E. D, është konfliktuar me shtetasin E. B.
Shtetasi E.D, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Me marrjen e njoftimit , Policia ka reaguar në kohë , duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre).

Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi E. D.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura