Sheqeri vret më shumë se baruti

Nov 21, 2018 | 22:00
SHPËRNDAJE

SheqerNë 2030, pritet që gjysma e popullsisë së botës të jetë mbipeshë. Aktualisht, problemet që sjell sheqeri shkaktojnë më shumë viktima se dhuna, krimi dhe luftërat të mbledhura së bashku.

Pesë vite më parë, rreth 56 milionë njerëz humbën jetën në mbarë botën. 600 mijë vdekje u shkaktuan prej konflikteve; 1 milionë e gjysmë prej diabetit.

“Në shekullin e 21-të, kemi më shumë shanse të vdesim nga sheqeri sesa nga një katastrofë natyrore, një sëmundje vdekjeprurëse apo një sulm terrorist.” Me këtë fjali të vetme, Yuval Noah Harari, një nga mendjet më të ndritura të shekullit të ri, përpiqet të na paralajmërojë për armikun numër një ndërkombëtar.

Kur themi sheqer nënkuptojmë laktozën, fruktozën dhe sakarozën, tre tipet kryesore të cilat janë të nevojshme për organizmin tonë. Por fakti që ato janë të nevojshme, nuk do të thotë se doza e tyre nuk duhet kontrolluar. Sipas doktorëve dhe nutricienëve, sheqeri duhet të plotësojë më pak se 10% të vlerave ditore ushqimore që marrim.

Salt-Vs-Sugar_5-2zg5hkl4kmur9g8uomygw0I llogaritur në një mënyrë më të thjeshtë, 36 gramë në ditë për meshkujt (9 lugë çaji) dhe 24 gramë për femrat (6 lugë çaji). Sasia e rekomanduar për fëmijë dhe adoleshentë (2-18 vjeç) është edhe më pak se 6 lugë. Nëse kësaj i shtohet fakti se një kanoçe Coca-Cola 350 ml përmban 35 gramë sheqer, kuptojmë se shifrat tona të konsumit janë vërtet alarmante.

Sheqeri i shtuar në gjuhën mjekësore quhet “kalori boshe”, pasi na jep zero nutrientë dhe ndikon në shtimin e problemeve kardiovaskulare, obezitetit, problemeve të shëndetit dentar dhe diabetit. Për më tepër, sasia e sheqerit të shtuar nuk figuron në etiketat e produkteve krahas nutrientëve të tjerë si karbohidratet, proteinat dhe sheqeri natyral. Prandaj, deri tani është e pamundur llogaritja e sasisë që konsumojmë.

Dëshiron ti japësh shije një produkti? Vetëm shto sheqer.

Sheqeri, kripa dhe sodiumi shkakton varësinë ndaj produkteve të konservuara. Shtimi i tyre kudo është një strategji e njohur e brandeve për të rritur shitjet e tyre. Ato i gjejmë në ushqimet e shpejta, pijet me gaz, lëngjet e frutave, salcat e ndryshme dhe drithërat e mëngjesit. Të porsalindurit duhet të marrin sheqer vetëm nga karbohidratet e qumështit, frutave dhe perimeve. Pavarësisht kësaj, qumështi pluhur është një nga produktet me më shumë sheqer të shtuar.

Në këtë listë futen edhe medikamentet, kryesisht antigripalët në formën e pluhurit ose shurupit për fëmijë. Edhe pse sheqeri nuk figuron në listën e përbërësve, më shumë se 70% e këtyre barnave e përdorin në doza të larta për të përmirësuar shijen.

Një nga këshillat më të mira që mund të ndjekim është të pakësojmë numrin e produkteve të konservuara, të ushqehemi dhe mjekohemi shëndetshëm.

sugar-650_650x488_61452863903Për herë të parë në historinë e njerëzimit, një numër më i madh po humb jetën nga mbingopja sesa nga uria. Sot, 2.1 miliardë njerëz në mbarë botën vuajnë nga obeziteti, ndërsa 850 milionë nga kequshqyerja. Në shekullin e 18-të, mbretëresha Mari Antuanetë tha frazën ikonë: “Kush nuk ka bukë, le të hajë briosh”. Tre shekuj më vonë këtë frazë po e jetojmë. Kur shtresat më të pasura të popullsisë po i kthehen ushqyerjes vegane e vegjetariane, pjesa tjetër jeton me produkte të fabrikuara dhe të “kontaminuara”. Derisa do të vazhdojë kjo? E gjitha është në dorën tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura