Shembull për përllogaritjen e pikëve

Jun 30, 2013 | 10:10
SHPËRNDAJE

Ana aplikon në Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet në
degën e Mjekësisë.
Ajo ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme të profilizuar,
profili natyror dhe ka një notë mesatare nga shkolla e mesme 8.34.
Në dy provimet e detyruara ajo ka këto rezultate:
• Në Letërsi 8.72
• Në Matematikë 9.15
Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato që përfshihen në bllokun
natyror dhe ka si rezultate:
• Në Fizikë 9.23
• Në Biologji-Kimi 9.52
Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se shkolla e mesme e përgjithshme
e profilit natyror ka koeficientin 1.4
Po ashtu, Fakulteti i Mjekësisë ka shpallur se parapëlqen bllokun
natyror, pra zbaton koeficientin 1.3 për këtë bllok.
Atëherë kryhen këto llogaritje:
Shumëzojmë:
• 8.34 (nota mesatare e shkollës së mesme) x 1.4 (koeficienti për
llojin e shkollës) =
= 11.676
Shumëzojmë:
• 8.72 (nota në Gjuhë-Letërsi) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës)
=
= 12.208
Shumëzojmë:
• 9.15 (nota në Matematikë) x 1.4 (koeficienti për llojin e shkollës) =
=12.81
Shumëzojmë:
• 9.23 (nota në Fizikë) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët me
zgjedhje të preferuar)
= 11.999
Shumëzojmë:
• 9.52 (nota në Biologji-Kimi) x 1.3 (koeficienti për bllokun me lëndët
me zgjedhje të
preferuar) =12.376
Secili prej rezultateve shumëzohet me 100:
11.676 x 100 = 1167.6
12.208 x 100 = 1220.8
12.810 x 100 = 1281.0
11.999 x 100 = 1199.9
12.376 x 100 = 1237.6
Rezultatet mblidhen
1167.6 + 1220.8 + 1281.0 + 1199.9 + 1237.6 = 6106.9
Ana ka grumbulluar 6106.9 pikë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura