Shembja e Teatrit/ “Për çfarë i doni emrat e policëve”, Lleshaj i prerë: Nëse doni përgjegjësit, ja ku më keni mua…

May 21, 2020 | 12:17
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është kundërpërgjigjur opozitës dhe komunitetit të artistëve, pas komenteve të tyre se në protestën e së dielës,  efektivët që ishin lënë në krye të detyrës për shembjen e Teatrit, nuk kishin numrat identifikues në uniformë.

lleshi

Lleshaj tha se përgjegjësit duhen kërkuar tek ata që drejtojnë Policinë, duke filluar nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Tiranës.

“Ajo që na bën bashkë është ligji, kushtetuta, në Kodin Penal, kundërshtimi është vepër penale, ndaj të pranojmë konsekuencat e veprimit, shkelja e ligjit që cenon fizikisht një punonjës policie që ka shkuar se është urdhëruar nga ligji mes dy palëve, nuk lejohet, nuk është e moralshme, as ligjërisht që sulmi të drejtohet nga policia.

Numrat e identitetit, punonjësit e policisë kanë qenë jo individualisht, por të strukturuar. Nëse doni përgjegjësi penale e politike kërkojeni për përgjegjësit, jam unë, drejtori i përgjithshëm i Policisë, ai i Tiranës. Çfarë ju duhen punonjësit individuale, për ti linçuar individualisht, për të intimiduar, që nesër të mos jenë më në detyrë”, deklaroi Lleshaj.

Lleshaj u shpreh gjithashtu se thirrjet e opozitës që policia të hiqte kapelen janë të kota, pasi kapelet u hoqën në ’97 dhje ndodhi ajo që ndodhi.

Nuk mund të ketë kulturë për sa kohë kemi dhunë mes njerëzve. Kjo është rikthim tek barbaria. Dhuna monopolizohet tek ajo që quhet shtet dhe ky duhet ta përdori në mënyrë të ligjshme, nga ana që dalin nga ligji.

Me kanë prokupuar diskutimet e fundit që kanë targetuar policinë e shtetit. Duke e shndërruar në një absurd konceptual. Policia është parakusht që kultura, ekonomia, industria të zhvillohet.

Është tragjike që policia të ndodhet në mes të këtij diskutimi për kulturën. E keni ndjekur historinë e  Shqipërisë nga ’90 e këtij dhe rëniet e tij.

Shteti ka rënë për shkak të Luftës së Parë dhe të Dytë botërore. E kemi rrëzuar nga brenda për shkak se kemi harruar se çfarë është ai. Një nga prioritetet që ndjek unë është që të mundësojmë, që shteti, që është aset i të gjithë shqiptarëve mos të bjerë sa herë që grupe të caktuara politike duan të arrijnë synimet e tyre.

Dëgjova edhe thirrjet hiqni kapelet.

Hiqni kapelen se unë dua të realizoj një qëllim që unë nuk mund ta bëjë dot në mënyrë demokratike. Kjo është të kthehemi mbrapsht në kohë dhe të prodhojmë efekte të padëshiruara për kërkënd. Nuk e di nëse ata që e artikulojnë këtë mënyrë shprehjeje e mendojnë Shqipërinë një ditë pa të. Një ditë pa Policinë e Shtetit.

I hoqën kalpelet në ‘97 dhe ndodhi ajo që ndodhi. Do doja të kishte një reflektim jo vetëm politik, por edhe shoqëror”, tha Ministri Lleshaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura