Shembet me 50 kg tritol ndërtesa 4-katëshe në Rrogozhinë (FOTO/ VIDEO)

Apr 19, 2015 | 12:16
SHPËRNDAJE

IKMT ka rrëzuar ditën e sotme përmes shpërthimit të komanduar një ndërtesë 4-katëshe në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. 

Pamje nga shpërthimi

Mësohet se për shpërthimin e ndërteses, në vendin e quajtur Bishti i Zhurit, janë përdorur 50 kg tritol. 

Pamje nga shpërthimi
Pamje nga shpërthimi

“Objekti ishte kater katesh plus bodrumin. Per realizimin e këtij operacioni u hapen ne trupin e objektit 632 vrima dhe u vendos 50 kilograme eksploziv”, tha IKMT në një njoftim për mediat. 

Si pasojë e shpërthimit ndërtesa është rrëzuar e tëra. Pak minuta pas aksionit të IKMT qarkullimi në zonë ka vijuar normalisht.

Në autostradën Rrogozhine-Fier janë mbi 90 objekte që preken nga vendimi i qeverisë për shpronësimin e tyre.

Deri tani  janë shembur rreth 50 ndërtesa. Teksa bëhet me dije se aksioni do të vijojë duke prekur rreth 40 objekte te tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura