“Putin meriton respekt”/ Shefi i marinës gjermane jep dorëheqjen pas komenteve që bëri për presidentin rus

Jan 23, 2022 | 7:14
SHPËRNDAJE

Gjermania u përball me një incident diplomatik të shtunën pas komenteve të bëra nga shefi i Marinës, Kay-Achim Schönbach për presidentin rus, Vladimir Putin dhe krizën në Ukrainë. Schönbach dha dorëheqje nga posti i tij vonë të shtunën.

Kay-Achim Schönbach

“Kam kërkuar nga ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht që të më shkarkojë nga detyrat e mia me efekt të menjëhershëm”, tha zëvendësadmirali Kay-Achim Schoenbach në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.

“Ministrja e ka pranuar kërkesën time”, shtoi ai.

Schönbach i bëri komentet gjatë një fjalimi që mbajti në një vizitë në Indi. Duke folur në Institutin për Studime dhe Analiza të Mbrojtjes Manohar Parrikar, zëvendësadmirali gjerman tha se Putini “ndoshta” meritonte respekt.

“Ajo që ai me të vërtetë dëshiron është respekti”, tha zëvendësadmirali, duke folur në anglisht në komentet që u postuan në një video në YouTube.

Schönbach tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë duhet të adresohen, por shtoi se “gadishulli i Krimesë është zhdukur: Nuk do të kthehet kurrë – ky është një fakt”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura