“SHBA të korrigjojë gabimin”, Kina reagon ashpër pas sanksioneve nga Uashingtoni: Përndryshe do të…

Sep 22, 2018 | 7:30
SHPËRNDAJE

Përplasja mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kaluar tashmë në një fazë tjetër. Uashingtoni vendosi të aplikojë sanksione ndaj departamentit kinez për zhvillimin e pajisjeve.

Kjo për arsye se, Shtetet e Bashkuara vlerësojnë që Kina ka blerë avionë luftarakë nga Rusia si dhe raketa tokë-ajër. Këto sanksione do të thonë se, kjo agjencia dhe kreu i saj do ta kenë të pamundur të bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se çdo aset në tokën amerikane do të ngrijë.

kine-shba-765x383

Pekini zyrtar i është përgjigjur kësaj lëvizje duke deklaruar se do të reagojë. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, këto sanksione janë jo të arsyeshme. Pekini ka çuar një protestë zyrtare ndaj qeverisë amerikane.

“Sanksionet amerikane kanë shkelur parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe kanë cenuar rëndë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe dy ushtrive”, thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme kineze.

“Ne i bëjmë apel të menjëhershëm shteteve të bashkuara të Amerikës që të korrigjojnë gabimin e tyre dhe të tërhiqen nga të ashtuquajturat sanksione, përndryshe do të duhet të marrin përsipër pasojat”, kërcënon Pekini zyrtar.

Edhe Kremlini ka reaguar duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara vetëm sa po krijojnë pasiguri në botë.

“Do të ishte mirë për ta që të çonin ndërmend faktin se ekziston një koncept si stabiliteti global”,tha Ministri i Jashtëm i Rusisë  me  ironi në lidhje me këtë çështje.

SCAN TV

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura