PAMJE SHOKUESE/ SHBA, polici vret pas shpine 50-vjeçarin me ngjyrë (VIDEO)

Apr 8, 2015 | 9:34
SHPËRNDAJE

Një polic në Shtetet e Bashkuara është akuzuar për vrasje, pasi ka qëlluar për vdekje një person me ngjyrë.

Polici duke qelluar 50 vjecarin

Një video e filmuar nga një kalimtar ka treguar policin Michael Thomas Slager duke qëlluar 50-vjeçarin Walter Lamer Scott disa herë në shpinë, teksa ai largohej pas një zënke.

Ngjarja në North Charleston vjen në kohën e tensioneve midis autoriteteve të rendit në SHBA dhe komuniteteve pakicë, pas disa vrasjeve të personave me ngjyrë nga zyrtarët policorë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Viktima ishte baba i 4 fëmijëve. Slager mbrojti veprimet e tij si në përputhje me procedurën, duke thënë se ai “u ndje i kërcënuar” nga viktima.

Vdekja e Michael Brown në Ferguson të Misurit dhe e Eric Garner në Nju Jork, vitin e kaluar, ka shkaktuar protesta kombëtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura