SHBA, 67-vjeçari shqiptar i kërkon seks të miturës kundrejt 40 dollarëve

Aug 26, 2015 | 7:18
SHPËRNDAJE

Një 67-vjeçar shqiptar është vënë nën akuzë nga autoritetet amerikane, pasi dyshohet se i ka kërkuar një të miture seks në këmbim të 40 dollarëve.

Pal Rakaj në Gjykatë
Pal Rakaj në Gjykatë

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të premten e shkuar, sipas “Fox News Detroit”. Pal Rakaj dyshohet se i ka kërkuar një 14-vjeçareje seks në këmbim të 40 dollarëve.

Sipas dëshmitarëve, 14-vjeçarja kishte hapur një stendë përpara shtëpisë ku përgatiste lëngje frutash. Aty është afruar 67-vjeçari, i cili sipas të pranishmëve i ka kërkuar të miturës të kryejë me të marrëdhënie seksuale.

Ai është shfaqur për herë të parë në gjyq ditën e sotme. Gjatë leximit të akuzës, Pal Rakaj ka kërkuar nga Gjykata Amerikane që t’i vihet në dispozicion një përkthyes, duke pretenduar se nuk dinte asnjë fjalë anglisht.

Mirëpo, në gjyq, ka dëshmuar sot një kujdestare, e cila thoshte se Rakaj i kërkoi vajzës madje që të vinte me të deri tek automjeti i tij, ku kishte edhe paratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura