Shanaj, Ndrenika e Mujo, të tre në “bronz”

Aug 15, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Sapo sheh fotografinë, instinktivisht mendon menjëherë se nga ç’film mund të jetë shkëputur. Të mësuar siç jemi t’i shohim gjithnjë nga ekrani, harrojmë që mund të jenë bashkë edhe për të pushuar.

Aktori Robert Ndrenika, Yllka Mujo dhe Mevlan Shanaj kanë qenë së bashku në Pogradec, pak ditë më parë. Shanaj, që ndan edhe fotografinë me miqtë e faqes së tij të Facebook-ut, kujton se njohja e të treve, ka ndodhur qysh në vitin 1969 kur po xhirohej filmi “I teti në bronz”.

Është gjithnjë kënaqësi që disa emra të kinematografisë e teatrit shqiptar t’i shohësh në skenë a ekran, por është sidomos kënaqësi, t’i shohësh jashtë punës së tyre, kur janë sidoqoftë bashkë e të kënaqur.

shanaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura