Sfida Roma-Betis kthen rivalitetin Murinjo-Pelegrini. Kiliani shuan thashethemet: Nuk i jemi kthyer fjalëve të vitit 2010

Oct 6, 2022 | 19:30
SHPËRNDAJE

Roma-Real Betis nuk do të jetë vetëm ndeshja e madhe e Grupit C të Europa League, por edhe rifillimi i armiqësive në fushë mes trajnerëve Zhoze Murinjo dhe Manuel Pelegrinit. Një marrëdhënie sigurisht jo më e mira, si pasojë e një episodi që ndodhi në vitin 2010 dhe që nuk u përmirësua edhe kur të dy e gjetën veten si kundërshtarë në Premier League.

asasasasasasa

Sfida mes portugezit dhe kilianit filloi 12 vjet më parë, kur Reali vendosi të shkarkojë Pelegrinin në favor të Murinjos që sapo kishte fituar “Triplete” me Interin.

Kur Pelegrini u largua nga Malaga, nuk munguan talljet e Murinjos: “Nuk do të jem kurrë si Pelegrini, nuk do të përfundoj në një ekip si Malaga. Do të shkoj në një klub të madh pasi të jem trajner i Real Madridit”, deklaroi ai në media.

Epo, përgjigja publike e Pelegrinit mbërriti vetëm dje në konferencë.

“Marrëdhëniet me Murinjon janë të mira. Ne drejtuam së bashku për shumë vite në Spanjë dhe Angli, pastaj secili ka fjalët e veta. Për mua, të drejtoja Malagan ishte një krenari dhe sot konfirmoj atë që thashë. Pavarësisht se kam qenë trajner i klubeve të mëdha, unë kam qenë i lumtur sipas zgjedhjes sime. Nuk kam folur privatisht me atë, jemi takuar shumë herë dhe nuk jemi kthyer kurrë te fjalët e vitit 2010”, ishin në fakt fjalët e tij për të shuar çdo thashethem dhe për të zhvendosur vëmendjen vetëm në fushë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura