Sërish shifra të larta të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, në 24 orë gjashtë pacientë humbin betejën me COVID-19

Jun 18, 2020 | 16:16
SHPËRNDAJE

Në krahasim me ditën e djeshme numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie, por sërish shifrat mbeten të larta.

koronavirus-maqedoni-696x435

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivë 182 persona, duke e çuar në total numrin e të infektuarve me COVID-19, në 4664.

Këto shifra u nxorën nga 1348 testet e bëra 24 orët e fundit, ndërsa sipas qyteteve Shkupi mbetet vatra më e madhe me 107 raste të reja, ndërsa në total 2243.

Në Tetovë ka 23 raste të reja kurse gjithsej 481. Në Kumanovë u shënuan 14 raste të reja, ndërsa gjithsej janë shënuar 668 të infektuar. Në Resnjë 13, Ohër 6, Strugë 5, nga 4 në Gostivar dhe Shtip, 2 në Manastir dhe nga 1 në Strumicë, Berovë, Koçan dhe Negotinë.

Betejën me virusin e humbën 6 pacientë, gjë që e çoi numrin e përgjithshëm të viktimave në 216. Nga 2 pacientë ndërruan jetë në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura