Serbia uron Shqipërinë për 110-vjetorin e Pavarësisë: Shëndet dhe paqe për popullin shqiptar!

Nov 28, 2022 | 16:17
SHPËRNDAJE

Serbia ka uruar Shqipërinë për 110 vjetorin e Pavarësisë.

serbia-2

Mesazhi i urimit ka ardhur përmes një postimi në Twitter nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

“I dërgojmë urimet tona Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe popullit të Shqipërisë, me rastin e festës së Pavarësisë, duke i uruar shëndet, begati dhe paqe”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se urime të shumta për festën e Pavarësisë, Shqipëria ka marrë edhe nga vende të tjera, përfshi edhe Ukrainën, por edhe nga Aleanca Euroatlantike (NATO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura